U plagos sot nga ish-punonjësi, kryebashkiaku i Divjakës niset me urgjencë drejt Traumës

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos me thikë ditën e sotme së bashku me shoferin e tij, Gazmend Bullari, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ai u plagos sot me thikë nga ish-punonjësi i tij, Orges Xhelali.

Ngjarja e rëndë ndodhi afër institucionit dhe autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga policia.

Burime për VOA bënë me dije se Kokoneshi ka marrë plagë të rënda pas goditjeve 6 herë me thikë në shpinë.

Si pasojë e goditjeve, Kokoneshi ka pësuar dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij, Gazmend Bullari, ka marrë goditje në pjesën e barkut dhe ka pësuar dëmtime serioze në stomak, duke bërë që gjendja e tij të jetë më e rënduar.

Kujtojmë se Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

Zjarr Tv Ad