Një 58-vjeçar punonjës i bashkisë së Peqinit ka ndërruar jetë në spital, pasi është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të paradites së sotme, ndërsa shtetasi me iniciale F.Rr fillimisht është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.