Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e sotme propozimin e ministrisë së Financave për t’i ndarë 50 mijë euro familjes së policit të vrarë në krye të detyrës, Afrim Bunjakut, në sulmin e ndodhur në Veri.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë tha se kjo shumë do t’i jepet familjes për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortes, vajzës dhe dy djemve të tij.
“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, tha nga ana tjetër ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kujtojmë se efektivi i policisë u vra nga grupe të armatosura serbe të, gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 terroristësh serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.