U vra nga pronari i hotelit në Dhërmi, gjendet trupi i recepsionistit 31-vjeçar

0
552
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, recepsionistit të vrarë nga pronari i hotelit në Dhërmi u gjet paraditen e kësaj të premteje nga policia e Vlorës.

Bëhet me dije se trupi i viktimës u gjet në përroin e Gjipesë, pranë një guroreje midis fshatit të Dhërmiut dhe Vunoit.

31-vjeçari u qëllua me dy plumba pak pas mesnatës së të mërkurës nga, Gerald Shehu, pronari i hotelit ku ihste punësuar për sezonin turisti.

Gerald Shehu u arrestua ditën e djeshme në Korfuz, teksa ishte në aeroport për t’u larguar në drejtim të Anglisë, vend në të cilin kishte dokumenta të rregullta qëndrimi.

Pas kryerjes së krimit ai fshehu trupin në guroren në zonën malore dhe u largua në drejtim të Sarandës.

Pasi ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4. të Sarandës, ka marrë taksi deri në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Aty kur ka kaluar kufirin dhe ka marrë një tjetër taksi me drejtim të Igumenicës. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të fluturuar më pas në drejtim të Anglisë, ku ishte i pajisur me dokumentet përkatëses.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të pronarit, punonjës në hotelin ku ndodhi krimi.

Shtetasit Daniel Qose dhe David Larti, u ndaluan nga uniformat blu nën akuzën për dhënien e ndihmës ndaj autorit Gerald Shehu për fshehjen e trupit të viktimës

Hetimet në lidhje me ngjarjen po vijojnë për për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të vrasjes.

Zjarr Tv Ad