“Uaaaa ju do të numëroni votat e Sali Berishës në Kukës?!”/ Rakipi debat me Kullurin: Po pse nuk numëroni edhe votat në Gjermani?!

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e diel do të mbahen zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Kukësit, ku fraksioni i opozitës që drejtohet nga Lulzim BAsha nuk do të kandidojë, por komisionerët e Bashës janë caktuar për të numëruar votat e kandidatit të Sali Berishës.

Në emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Ylli Rakipit dhe Ervin Kullurit lidhur me këtë çështje.

Debati në studio:

Ylli Rakipi: Pse nuk je ti në zgjedhje në Kukës, pse nuk keni kandidat?

Edvin Kulluri: Ky vendim është marrë para se të bëhej kryesia e re. Në këtë situatë, të përçarë, kryetari i degës i dha një mundësi Rexhmati për të dalë bashkë. Rithemelimi tha hajdeni futuni në primare. Nuk është e mundur dalja e përbashkët në zgjedhje. Po nxorri Basha kandidat, i thonë humbëm prej teje.

Ylli Rakipi: Ky nuk do të shkojë as në zgjedhje domethënë?

Edvin Kulluri: Unë kam qenë për të mos hyrë fare në zgjedhje, ose në të gjitha bashkitë.

Ylli Rakipi: Po çfarë do të numëroni ju atje me komisionerë, kur nuk keni kandidat në zgjedhje?

Edvin Kulluri: Votat.

Ylli Rakipi: Votat e Sali Berishës ore?? Uaaaa! Unë po të isha, vija me drru dhe ju nxirrja jashtë nga sallat. Uaaaaa.Ore po ti kështu si shkon numëron votat e botës, kur nuk ke kandidat? Ti kështu mund të shkosh të numërosh votat e Gjermanisë nesër.

Zjarr Tv Ad