Udhëhoqi protestat opozitare kundër Lukashenkos në Bjellorusi, përfundon papritur në spital Maria Kolesnikova

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësja e protestave opozitare në Bjellorusi, Maria Kolesnikova, është shtruar në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë opozita bjelloruse, përmes një njoftimi.

Kolesnikova ndodhej e izoluar në një burg të vendit dhe tashmë siç bëhet me dije, ajo ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Kujtojmë se Kolesnikova ishte e vetmja figurë kryesore e opozitës që qëndroi në vend gjatë protestave në rrugë të vitit 2020 kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ajo u dënua me 11-vjet burg në vitin 2021, në një gjyq të motivuar politikisht. Shkaku i shtrimit të saj në spital ende nuk është i qartë.

Zjarr Tv Ad