“Unë do i bie, do e thyej në mes”, Meta: Ma sillni Ramën në studio

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një përballje televizive me kryeminisrin Edi Rama.

Meta tha se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumenta aferat korruptive.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë.

Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, tha ai për “Euronews”.

Zjarr Tv Ad