‘Unë isha në korsinë time’/ 17-vjeçari flet pas aksidentit në Ksamil: Italianët ishin me birra në duar

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e djeshëm, dy italianët Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Dy italianët po udhëtonin me një motor kur u përplasën ballë përballë me një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 17-vjeçar shqiptar.

Ky i fundit kur është marrë në pyetje ka deklaruar se nuk është fajtor për aksidentin fatal. Ai ka deklaruar:

Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek Hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shishe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time.

Ndërkohë që pyetjes së hetuesve si ke përfunduar në korsinë e kundërt, 17-vjeçari është përgjigjur se “nuk e mbaj mend sepse pas përplasjes humba kontrollin e makinës”.

Nga ana tjetër kur u pyet se pse po lëvizte me një “Benz” 17-vjeçari tha:

“Çelësat i kam marrë në shtëpi pa leje dhe shkova ne një restorant te Sarandes. Pas darkës u nisa me makinën e babait për në Ksamil, për të përcjellë shokun në shtëpinë e tij”

Të njëjtës dëshmi në polici i ka qëndruar dhe shoku i tij, 16-vjeçari që gjendej pasagjer në makinë.

Zjarr Tv Ad