Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Kharchenko ka thënë se është “budallaki” kërkesa e Kosovës për njohje nga Serbia.
Në një ligjëratë që Kharchenko ka mbajtur me temën “Partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë si dhe situata në Ballkan”, ambasadori Kharchenko ka deklaruar se BE-ja duhet të bëjë presion mbi Kosovës për t’i impelemntuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruar veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
“Ne e përkrahim dialogun sepse s’ka mënyrë tjetër. Ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet dialogu dhe mungesa e progresit të tij”, ka thënë ambasadori rus.
Ai ka folur edhe për integrimin e Serbisë në BE, duke thënë se asnjë deklaratë kundër integrimit të Serbisë në BE s’ka ardhur nga Rusia teksa sipas tij ka pasur deklarata të BE-së se Rusia po e pengon Serbinë drejt integrimit në BE.
Ambasadori rus në Serbi ka kërkuar edhe largimin e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt