Vajza e policit të vrarë: Si do jetoj pa heroin tim? Kosova është krenare me ty!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova në këtë ditë zie kombëtare ka nderuar policin i cili vdiq në krye të detyrës, Afrim Bunjaku një ditë më parë në Veri.

Në akademinë përkujtimore në nder të policit, vajza e tij, Arbenita ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku nën lot tha se është krenare me babain e saj ashtu si e tërë Kosova.

Në fjalën e saj, ndër të tjera citoi se babai i saj flijoi jetën për liri dhe Kosova është krenare me të.

“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë.

Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad