Vangjeli: Ka çarje mes Alibeajt dhe Bashës. S’ka rëndësi pullazi i qymezit, por këndezi në majë!

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në MCN Live mbi zhvillimet në selinë blu, analisti Lorenc Vangjeli tha se në PD ka të tjera ndarje dhe fragmentarizime.

Vangjeli foli për një çarje mes ish-kryetarit Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajt, që pretendon se është kryetari real i PD-së. Po ashtu analisti tha se ka ndarje mes dy personazheve, Alibeaj dhe Bardhi, për shkak të ambicieve personale të secilit.

Ka një çarje midis z. Alibeaj dhe z.Basha. Z. Alibeaj e konsideron veten kryetar real i PD-së, si njeriu që i vë emrin vulës. Ka edhe një ndarje mes dy personazheve, z.Alibeaj dhe z. Bardhi. Ka një fragmentarizim të mëtejshëm për shkak të ambicieve personale të secilit. Te Foltorja të gjithë prej tyre veç e veç pohojnë se do shkojnë me humbje nëse drejtohen nga Berisha, por pretendojnë se topi do vihet edhe njëherë në lojë dhe do fillojë loja nga e para.

Mandati i katërt i Ramës është efekt anësor, humbet publiku. Humbet një nga institucionet më të rëndësishme, që është institucioni i opozitës. Nuk ka rëndësi sa i ulet është pullazi i qymezit, rëndësi ka te jem unë këndezi në maj të saj”.

Zjarr Tv Ad