Vaksinimi i detyrueshëm
I ftuar ne emisionin ” Shkruaje në akull” ishte ish-Ministri i Shëndetësisë dhe Nënkryeatri i LSI Petrit Vasili
Tema për të cilën kanë diskutuar në studio ka qënë vaksinimi i detyrueshëm dhe rreziku që po i kanoset punonjësve të administratës të cilët rrezikojnë vendin e tyre te punës si edhe studentëve .
Vasili si fillim bëri një kronologji situatës pandemike duke iu referuar sjelljeve të gabuara të Kryeministrit në mënyre te vazhdueshme .
Ai u shpreh:
“Një nga hallet më të mëdha të kesaj pandemie ka qenë që në fillim e në mbarim se flet Kryeministri,dhe neve na ka rënë goja duke thënë se lëri njerëzit qe janë të kësaj fushe të flasin sepse do të ketë më pak kosto në shoqëri.
Të gjitha konceptet që ka dashur të hedh kanë qenë njëra më e gabuar se tjetra :
Së pari ne fillim thoshte mos mbani maska sepse nuk vlejne per asgje pastaj thoshte vendosni maskat me detyrim….
Së dyti ne fillim thoshte nuk ka nevoje te testojme neve,testim do te thote te diagnostikosh njerezit,se ne Zvicer thoshte me duket se nuk testojne,nderkohe qe e gjithe bote thoshte duhet te testohet popullsia….
Në të gjithë këtë pandemi gjënë më të vlefshme që unë kam parë ka qënë testimi që të kuptojmë ku gjendemi…
Pastaj filloi i bërtiste njerëzve në rrugë mos dilni-nxori autoblindat ,nxori ushtrinë“..
Çfarë tha Vasili për vaksinën?
“Ne kemi dhjetra vite që jetojmë me vaksinat ,bota gjithmonë është përpjekur të bindë njerëzit se vaksinat duhen bërë pasi janë në të mirë por kjo nuk mund të jetë e detyruar si cdo ekzaminim tjetër mjeksor.
Puna e parë që bën një mjek kudo në botë edhe kur të jep një medikament të thjeshtë të thotë do të përdoresh këte por duhet te kesh kujdes nga1,2,3 efekte anësore dhe nje pacient mund të zgjedhë të thotë që nuk e marr.
I gjithe kaosi qe eshte krijuar vjen mosbesimi qe eshte krijuar tek qytetaret .
Nuk kane me besim tek mjeksia dhe irritim ndaj atyre qe vendosin masa shtrenguese .E vetmja gje qe duhet bere, sipas Vasilit,eshte informimi i qytetareve”-u shpreh nder te tjera Vasili