Vasili zbulon detaje nga takimi mes Metës dhe Berishës: Diskutuan për organizimin e protestës! Ja mesazhet që do të përcjellë 6 dhjetori

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka zbuluar detaje nga takimi i mbajtur këtë të mërkurë mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Berisha. I ftuar në studion e lajmeve të News 24, Vasili zbuloi se në fokus të takimit ka qenë organizimi i protestës së 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vasili shtoi se në këtë protestë do të përcillen mesazhe të forta të qytetarëve për liderët e Europës, jo kundër BE-së, por kundër qeverisë së korruptuar në Tiranë. Ai nënvizoi gjithashtu se protesta do të jetë paqësore por me mesazhe të fuqishme.

“Sot ishte një nder takimet e vazhdueshme Meta-Berisha. Ne takim u diskutua për protestën e 6 dhjetorit. Është një protestë shumë e rëndësishme. Mesazhi është që të përcjellë një protestë thellësisht paqësore. Atë që evropianët e kanë sanksionuar në rezolutën e tyre të 19 majit, dhe qeveria do që t’i shmanget. Ne do e themi me zë të lartë në shesh atë rezolutë. Është folur për portin e Durrësit, për pastrimin e parave. Një seri mesazhet që kanë rënë në vesh të shurdhër. Një qeveri që bën zemërçjerrën për Europën, që ‘do’ BE, duhet t’i thotë jo amnistisë fiskale.

Për të Europa nuk ekziston. Për të dhënë shfaqjen e radhës është e interesuar. Ky manifestim paqësor ka qëllimin që këto mesazh e të kuptohen se kanë qëllim për Shqipërinë. I jepet përgjigje asaj që është tragjedia e shpopullimit në 2022-shin që nuk duhet te të ishte alternativë për shqiptarët. Ju do e shihni, do jetë protesta e qytetarëve. Mesazhi që do merrni nga qytetarët do jenë më të rëndësishme se sa ato që do thotë opozita. Do ketë shumë prindër që do protestojnë se fëmijët i kanë jashtë.

Ky mesazh do të vijë nga qytetarët, që do të jetë më i rëndësishëm se sa fjalimet. Në masën e madhe të njerëzve paqësor, që demonstrojnë kur erdhi Papa a pati rrezik? Jo! Ka plot rrugë alternative Tirana që do shërbejnë atë ditë. Kanë qenë këta qytetarë që morën nga Europa të drejtën për të lëvizur dhe nuk ndodhi as eksodi. Shqiptarët janë europianë, eurodashës. Në shesh do të jenë qytetarët se e duan Europën. Skenari i Edi Ramës për të parë nga Lindja, nga Vuçiç janë shumë të forta dhe nuk ka qenë Europa.

Ka një pakicë qeverisëse që ka rrëmbyer shqiptarët. Mesazhet do tregojnë të vërtetat e mëdha ndaj liderëve europianë. Shqipëria nuk është e parave të paguara për artikujt jashtë. Këtu vidhen tenderat. Cili është perimetri? Atë që duan shqiptarët që t’i thonë europianëve se kjo nuk është qeveria që duam, por është e korruptuar. Do jetë një manifestim i shkëlqyer paqësor. Njerëzit janë përleshur në botë, po ky nuk është dimensioni ynë.”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad