Vdekja e të riut Laer Kurti/ Bushati: Krim policor që po fshihet?

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati thotë se ka shumë gjëra që nuk përputhen me vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurtit, pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet.

“Baltosja e viktimave është jo në funksion të nxirjes së imazhit të atij që ka humbur jetën, por në funksion të alibisë së vetë policisë. Këto janë variante që shpërndau policia. Ne akoma nuk e dimë, është fajtore apo jo policia, për vrasje apo vdekje. Fakti që policia herë pas here detyrohet të dezinformojë apo të gënjejë, duke u nisur nga raste të mëparshme, na bën të ngrejmë pikëpyetje.

Ka shumë gjëra që nuk përputhen dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për të parë nëse kemi të bëjmë me një vdekje natyrale apo me një krim policor, që po tentohet të fshihet”, theksoi Bushati.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Zjarr Tv Ad