“Vdes Artan Hoxha”/ Gazetari reagon pas postimeve në Tik Tok: Do më …

0
1769
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha është ‘ngacmuar’ nga postimet e shpërndara për të në rrjetin social ‘Tik Tok’. Bëhet fjalë për postime të njëpasnjëshme që lajmëronin vrasjen e tij, për të marrë më shumë shikueshmëri, pasi gjithçka që është raportuar në fakt ka qenë e rremë.

Hoxha shton se nuk i ka marrë seriozisht këto gjëra duke përmendur dhe shprehjen e popullit ‘jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër’. Gazetari thotë se nëse do të ishte vrarë, nuk do të ishte duke pirë kafe, por shampanjë të qerasur nga i shumëkërkuari i zhdukur, Ervis Martinaj, duke nënkuptuar edhe njëherë që ky i fundit ka ndërruar jetë.

Postimi:

Sapo piva kafe me nje tip, të cilin e kishin “vrare” para 5 ditesh në La Paz të Bolivise dhe para 2 ditesh në Frankfurt të Gjermanise. Mos e merr kaq seriozisht i thashe.  Populli thote, “jetgjati nuk behet jetshkurter”… Sipas rrjetit, mua me kane “vrare” prej 4 muajsh dhe praktikisht do te ishim dy fantazma tani… Puna eshte se kamarieri, sapo na solli faturen per te paguar kafet. Në te kundert, do te ishte Shen Pjetri, duke na qirasur me nje shishe Dom Perignon nga Visi…

Zjarr Tv Ad