Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në një intervistë për Klan News, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar kandidatin e opozitës për Tiranën një “Luli” të dytë në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai nënvizoi se Berisha dhe Meta e drejtojnë kandidatin e radhës dhe u shpreh se kjo dyshe ka ende hesape me të kaluarën.
“Nuk ka rëndësi si quhet Luli i radhës, këtu pyetja është: Kush janë mjeshtrit e kukullave që drejtojnë Lulin e radhës? Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kemi asnjë iluzion për këtë. Këtu bëhet fjalë për një ish-sekretar partie të Partisë së Punës dhe për një spiun të Sigurimit. Këta të dy i kanë hesapet me të kaluarën. Sot nuk do t’ia di njeri për hallet e tyre në komunizëm apo me Sigurimin e Shtetit.”, theksoi Veliaj.