Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur hapur vlerësimin e tij për Erion Braçen. Veliaj e ka konsideruar Braçen si një thesar për Partinë Socialiste, ndonëse herë pas here nuk kursen kritikat për qeverinë.
Gjatë një interviste, Veliaj është shprehur: “Adashi im. Është një thesar i PS-së. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirku opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bërë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh.”
Burimi:CNA