Veliaj tregon për herë të parë ditën e parë kur hyri në bashki, zbulon çfarë gjeti në tualet. Flet për raportin Ramën: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në intervistën e tij për “Milori Live”, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i rikthehet çështjes së ujit të pijshëm që diskutohet nga opozita. Veliaj, i cili kandidon për mandatin e tij të tretë, kujton një episod nga dita e tij e parë në bashki kur mori detyrën dhe iu desh të përdorte tualetin. Për habinë e tij, tualeti që përdoret nga personalitetet e rëndësishme shqiptare dhe botërore, funksiononte me një fuçi të madhe.

“Unë kam dy mandate kryetar bashkie por nuk kam për të harruar ditën e parë, është hera e parë që po e them në një studio këtë, ditën e parë në bashkinë e Tiranës, në katin e dytë ku hyjnë personalitetet, ka ardhur Princi i Monakos, kanë ardhur kryeminstra, presidentë, gjithë paria e botës që vjen, çelësi i kryeqytetit dhe ne mbarojmë atë ceremoninë e betimit dhe shkojmë në kat të dytë.

Unë, ti e di që unë jam tip sportiv, nuk vesh kollare e gjëra. Kulloja në djersë, aty Korrik a Gusht çfarë ishte ai betimi i parë, bëmë një pritje të vogël, kishin ardhur autoritetet fetare, gjithë çfarë ishin këta VIP-at e njerëzit e rëndësishëm të qytetit dhe duhet të shkonim në tualet. Te tualeti i katit të dytë pra ku shkon paria e Shqipërisë që vjen në bashki, aty gjej një fuçi të madhe, fuçi, fuçi gna ato të Alb Petrol-it, fuçi e çarë, fuçia me ujë, kishte një zorrë dhe njëri e thithte zorrën që të vazhdonte uji dhe të rrëshqiste në mënyrë konstante, pra të improvizonte një galixhan për një “alla turca” aty.

Ndërkohë kishte një skaldabanjë sipër dhe kushdo që vinte si personalitet, i jepej një top letre higjienike që ta merrte me vete, domethënë kjo ishte gjendja e ujit dhe e kanalizimeve në Tiranë. Pra në shtëpinë, se shtëpia e qytetit, e kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, e kryetarit të bashkisë që me demek përfaqëson kryeqytetin e gjithë shqiptarë, një i huaj… imagjino kur dëgjoj këta që japin mend për ujin, nuk e di a e ke dëgjuar, është njëri që ka marrë 300 vota, është Petrit Vasili, ka qenë nënkryetar bashkie ai, i këtyre bashkive. Jorida, Luli vetë, ky drejtori i rinisë që sot kandidon dhe imagjino, shkëmbeheshin në korridor dhe i jepnin njëri-tjetrit topin e letrës higjienike”, tha ai.

Veliaj për Ramën: Kemi një raport fantastik! Kush na ka inot, kshu na paftë përnot

Kryebashkiaku foli dhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”.

“Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto…

Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort. Dje kishim sigurisht pjesën solemne te sheshi Skënderbej dhe i them plako, kemi dhe këtë gjënë në Farkë, se e bëmë një çik shumë serioze aty, kështu nisi muhabeti.

Plus i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga, edhe jemi bërë një grup njerëzish. A më na çmendet tha, do shkojmë në katund tha, unë nga katundi vij tha do më çosh në katund prap. Erdhi aty dhe…

Raporti me të është fantastik. Kështu që është ajo që të thashë, “kush na ka inot, kshu na paftë përnot“”, tha Veliaj.Gladiola Duraj

Zjarr Tv Ad