Vendimi i Kryesisë për t’i hequr vulën e PD-së Gazment Bardhit, analisti i njohur zbulon skenaret e fundit: Ja politikani që ndërkombëtarët duan të jetë kryeministër në Shqipëri

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Genc Gurimi është shprehur se ndërkombëtarët po përpiqen të fabrikojnë një kryeministër të ri në Shqipëri.

Komentet Burimi i bëri përmes një interviste, ku foli lidhur me vendimin e Kryesisë së PD-së për t’i hequr vulën e partisë Gazment Bardhit dhe për t’ja dhënë Indrit Sefës. Sipas Burimit, Lulzim Basha është emri i kryeministrit të ri që ndërkombëtarët po përpiqen të fabrikojnë.

“Një parti politike është si një ndërmarrjeje private, në rastin e PD po shohim që po ndodh fenomeni si ai kukullave ruse. Është mjaft e komplikuar. Zgjedhjet janë thuajse të telefonuara dhe një fitore 100% të sigurt për Bashën. Kjo PD e Bashës procedoi në ndryshime statutore. Që konfirmonin që nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje ata që janë dhe të Foltorja dhe te PD. Këto ndryshime që i bëri grupi i Bashës, preknin dhe çështjet e vulës. Tani Bardhi ndihet i prekur sepse dhe ndryshimi i statutit është jashtë statutit.

Ndryshimi i statutit i lejon Bashës të hyjë në garë pa kundërshtarë dhe me këtë ndryshim nuk është dakord Baradhi. Plani është që PD ribie në duart e Bashës, i cili do ftohet nga Rama për të kryer negociatat e reformës zgjedhore që do ta bëjnë bashkë dhe i hapet rruga 2025. Amerikanët me Bashën kanë më në fund në dorë një joker që mund t’i imponojnë më pas PS një koalicion pa Ramën kryeministër. Kështu do veproja unë po të isha pala amerikane. Vënë kryeministër Bashën i cili u ka treguar bindje. Amerikanët mendojnë se Basha është një person që nuk do ketë përfolje politike. Amerikanët po fabrikojnë një kryeministër të ardhshëm për Shqipërinë”, deklaroi Burimi.

Zjarr Tv Ad