Vetë i ftoi “kundërshtarët” të flisinin, por i bëri bllok sepse nuk i pëlqeu komenti!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë kryeministsri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të ketë gati podcastin për të zhvilluar biseda me personazhe të ndryshme.

Sot me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë edhe më shumë detaje në lidhje me këtë podcast që do të quhet “Flasim”.

Kreu i qeverisë bën me dije se do të ketë të ftuar artistë, politikanë, personazhe të skenës, teksa thotë se edhe kundërshtarë nëse pranojnë ftesën.

“Flasim, është një ekperiencë e re për mua dhe ju. Flasim është Podcasti im, i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur apo të panjohur. Personazhe të skenës, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj miqësor ose jo ndaj meje, por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtar pse jo nëse pranojnë ndonjëherë pse jo” dëgjohet të thotë Rama në video.

Një nga komentuesit ishte edhe aktivisti z. Ervis Zholi i cili i shkruan se “ka shkuar aty u nuk mban më”, por i menjërshëm ka qënë regime nga menxhuesit e faqes së kryeminsitrit të cilët jo vetëm që i fshinë komentin por edhe i bënë bllok.

Zjarr Tv Ad