VIDEO/Babai i Lamine Yamal sulmohet me thikë në rrugë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

0
472
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton.

Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve, policët që po hetojnë sulmin ndaj tij kanë arrestuar tre persona të cilët akuzohen “për tentativë vrasje”. Po ashtu janë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se Munir mori “më shumë se një goditje me thikë”.

Të tre arrestimet u bënë rreth orës 22:30 të së mërkurës mbrëma falë përshkrimeve të autorëve të dhëna nga dëshmitarët okularë.

Edhe pse ende nuk është e qartë pse u sulmua babai i Yamal, mediat katalanase theksojnë se disa orë para incidentit të përgjakshëm ai ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij.

Sipas të njëjtave burime, disa persona i kanë hedhur ujë nga një ballkon dhe për pasojë ka nisur një sherr mes Munirit dhe banorëve të pallatit, i cili ka përfunduar pas ndërhyrjes së punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në zonë.

Zjarr Tv Ad