VIDEO: Çfarë ndodhi te “Urdhri i Stomatologut”? Dalin pamjet e përplasjes, reagimi i USSH

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje në media u raportua për një përplasje e ashpër fizike mes bluzave të bardha në administratën e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.

Përplasja është denoncuar në rrjetet sociale nga vetë faqja e USSH-së.

Megjithatë në një reagim të sotëm, faqja e USSH-së sqaron se profili i tyre është hakeruar dhe mediat janë furnizuar me lajme të rreme.

USSH ka publikuar një video ku sipas saj bëhet e qartë se nuk ka pasur përplasje fizike, dhe se vetë doktoresha Orjeta Musabelli ka inskenuar dhunën e ushtruar ndaj saj.

Në reagimin e ri, USSH pretendon se familjarët e ish-drejtorit, i cili u pezullua nga detyra për shkak të nepotizmit, kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e administratës.

Prej datës 1 tetor, kur Nikoll Deda, kryetari me mandat të përfunduar i Urdhrit të Stomatologut , u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës dhe kërkesë të organit të akuzës, për punësimin e të fejuarave të djemve të tij si dhe blerjen e një godine në emër të institucionit me vlerë 700.000 euro, ka nisur një përplasje mes dy administratave, të vjetrës që pretendon se persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e tyre dhe të resë që nga ana e saj pohon se punonjësit e mëparshëm janë shkarkuar.

https://www.facebook.com/share/v/BFkapXiuA14aguEM/?mibextid=UalRPS

Reagimi i USSH:

Te nderuar kolege!

Duke marre shkas nga pirateria qe i eshte bere faqes zyrtare te Urdhrit te Stomatologut te Shqiperise dhe keqperdorimi e keqmenaxhimi qe po i behet kesaj faqeje me lajme te rreme, jemi te detyruar t’ju prezantojme me videot e meposhtme ku duket qarte cfare ka ndodhur ne ambientet e USSH.

Ne videon e pare: Momenti i hyrjes me dhune ne ambientet e USSH te familjareve te ish Presidentit Nikoll Deda dhe bijte e nipat e tre prej anetareve te Keshillit Kombetar te USSH, te gjithe ish te punesuar ne USSH. Ne krye te tyre, Dr. Orjeta Musabelli (Sako), e cila si pasoje e shtyrjes nga personat e lartpermendur, ka inskenuar kinse dhunen e ushtruar ndaj saj.

6 personat e perfshire qe dhunuan ambientin dhe qe ishin ne balle te turmes jane si me poshte:

1. Dr. Orjeta Musabelli (Sako) (doktoresha “e dhunuar”) – vajza e anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Spartak Sako

2. Aurel Alia (djali i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. Gjergj Alia)

3. Bledar Brati (nipi i anetarit te Keshillit Kombetar, Dr. K.M)

4. Xhuljana Mucenj (nuse e djalit te ish Presidentit Nikoll Deda)

5. Elona Alia (nuse e djalit tjeter te ish Presidentit Nikoll Deda)

6. Bardhe Brahimaj (kunata e ish Presidentit Nikoll Deda)

Ne videon e dyte: Dr. Orjeta Musabelli (Sako), regjisore e skenarit te turpshem! Ne videon si me poshte do te shihni aktrimin e dobet te Dr. Orjeta Musabelli (Sako) qe eshte shtyre nga pas nga personat e lartpermendur dhe inskenon “dhunen e rende” ushtruar ndaj saj.

Ne videon e trete vazhdon aktrimi i dobet dhe skenari i parapergatitur nga Dr. Orjeta Musabelli (Sako) per te lajmeruar familjaret, policine dhe ambulancen.

Ne videon e fundit shihet gjendja shendetesore “shume e renduar” (psikologjike) dhe histerizimi bashkuar me vandalizmin e anetareve te tjere ne zyrat e USSH.

Ju bejme me dije qe eshte kallezimi yne qe po ve ne levizje fuqimisht organet gjyqesore dhe ato te rendit per zgjidhjen me objektivitet mbi faktet e pamohueshme per te cilat aktualisht keta persona po ndiqen PENALISHT!

Nga e hena, do t’ju prezantojme me fakte konkrete dhe prova te abuzimeve te frikshme financare qe ish Presidenti Nikoll Deda & Co kane bere.

Zjarr Tv Ad