VIDEO/ LaCivita mesazh nga SHBA: Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, ka reaguar me anë të një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë.

‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem sërish’, thotë LaCivita, duke i dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe enturazhit të tij mediatik që gjatë ditëve të fundit janë shqetësuar se përse nuk e kanë parë në Tiranë.

‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!’, shprehet LaCivita

Kujtojmë se Chris LaCivita do drejtojë fushatën e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 11 majit, ku ka premtuar se Sali Berisha do të bëhet për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë dhe Edi Ramën e quajti ‘kukull të Soros’.

Zjarr Tv Ad