Video/ LSI: Shefi i komisariatit 4 dhunoi gra te Bregu Lumit. Padi penale

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se askush nuk do t’i shpëtojë padisë penale duke iu referuar prishjes së banesave te Bregu i Lumit dhe dhunës së policisë.
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka nxjerrë para mediave disa pamje që tregonin sipas saj, dhunën shtazarake dhe të pashembullt të qeverisë të ushtruar te Bregu i Lumit.

“Jam këtu sot për të denoncuar dhunën shtazarake dhe të pashembullt të qeverisë, të ushtruar te Bregu i Lumit ku nuk kursen as gratë, as fëmijët. Ju ftoj të ndiqni disa pamje.
Sot te bregu i lumit, gra të thjeshta dhe punëtore të cilat luftojnë çdo ditë me varfërinë, gra që luftojnë në mënyrë të përditshme për mbijetesë, gra që luftojnë me papunësinë, u përballën me dhunën e shfrenuar të një policie që nuk ka më objekt luftën ndaj kriminelëve por tashmë objekt të saj ka luftën ndaj qytetarëve të thjeshtë”, deklaroi Caka.

Ajo tha më tej se këto gra po mbronin sot banesat e tyre nga grabitja dhe hajdutëria qeveritare në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një strehë ku të fusnin kokën dhe denoncoi kreun e komisariatit 4 në Tiranë. “Këto gra po mbronin sot gjakun dhe djersën e tyre të hedhur në ato shtëpi. Ushtruesit e dhunës e kanë një emër. Një prej tyre sot është pikërisht Agim Hoxha, kreu i komisariatit nr 4 edhe eprorët e tij që kanë urdhëruar këtë dhunë të pashembullt e kanë një emër. Duke filluar nga Sandër Lleshaj, Kryeministri dhe gjithë të tjerët. Të gjithë këta do përballen me ligjin dhe askush të mos shpresojë që do t’i shpëtojë padisë penale të drejtuar Prokurorisë së Tiranës për ta sot. As qeveria dhe as drejtësia e kapur nuk do të munden ti shpëtojnë dot përgjegjësit e asaj dhune të ushtruar te Bregu i Lumit”, tha Caka.

Zjarr Tv Ad