Videoskandali s*ksual në Bashkinë e Kukësit, shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin/Zbulohet shkaku

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë seanca në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin.

Shkak për shtyerjen e seancës mësohet se është bërë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.

Në këtë seancë gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit, të cilët të dy u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.

51-vjeçari Safet Gjici, akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal, ndërsa 40-vjeçarja Alma Kaçi, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Zjarr Tv Ad