Viti i ri arsimor, deputeti i PD: Ditë e dhimbshme për shkollat, 4% më pak nxënës në klasën e parë se në 2021

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shkruan se sot është një ditë e dhimbshme për arsimin në vend për shkak se në klasë të parë janë 4% më pak nxënës se një vit më parë. Në një status në faqen e tij në Facebook, deputeti demokrat shkruan se edhe në klasën e 10-të janë rreth 3 mijë nxënës më pak se një vit më parë.

Statusi i Sulës:

Sot dua ti uroj suksese të gjithë fëmijëve dhe mësuesve që nisin vitin shkollor. Veçanërisht ata që ulen për herë të pare në bankat e shkollës dhe ata të cilët kalojnë nga arsimi 9-vjeçar në atë të mesëm. Për ta është një moment mjaft i rëndësishëm pasi ndryshojnë etapat e jetës.

Në mënyrë të veçantë dua të uroj dhe inkurajoj mësuesit për më shumë përkushtim ndaj të ardhmes së vendit.

Por kjo e hënë është një ditë e dhimbshme që na kujton politikat shpopulluese të kësaj mazhorance. Sot ulen 29 mijë vogëlushë për herë të parë në bankat e shkollës 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë.

Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ishin të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2021 ishte 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Sipas INSTAT gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Zjarr Tv Ad