Vizita në Kosovë/ Bërnabiç përcjell mesazhe paqeje dhe provokuese

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se ka ardhur në Kosovë për të sjellë mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj të hënën në Mitrovicën e Veriut, ajo megjithatë provokoi dhe akuzoi Qeverinë e Kosovës.

Nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, ajo tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.

Ajo e quajti provokim vendimin e Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime.

“Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj”, tha Bërnabiç. “Edhe pse në veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti”.

Ajo i quajti të përkohshme institucionet e Kosovës, ndërkohë “u garantoi” serbëve siguri.

“Askush, askush nuk guxon ta rrezikojë popullin serb në Kosovë”, shtoi ajo.

Kjo është vizita e parë e saj në Kosovë që kur është zgjedhur kryeministre e Serbisë më 2017. Ky është mandati i saj i dytë. Serbë të shumtë u mblodhën në veri të vendit për ta pritur kryeministren e Serbisë. Ata mbanin në duar mbanin pankarta të shumta. Një prej tyre ishte “Mirë se vini në tokën e shenjtë serbe”.

Bërnabiç u fut në Kosovë paraditen e së hënës, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës. Ajo do të qëndrojë në komunat me shumicë serbe.

Zjarr Tv Ad