Vjen reagimi i parë i Kejvina Kthellës pas daljes nga BBV, habit me veprimin në mbështetje të Luizit

0
13686
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngritja e zërit, ofendimet dhe shuplakat janë zëvendësuar me “heshtje” nga Kejvina Kthella. Jo më larg se një javë më parë ajo ishte kryefjalë e mediave për një situatë me Luizin në “Big Brother VIP”, ku qëlloi këngëtarin dy herë me shuplakë.

Duke qenë se dhuna fizike nuk tolerohet jo vetëm në ekran, por askund, ajo u përjashtua nga formati. Edhe pse u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i produksionit, që pas daljes Kejvina nuk ka thënë asnjë fjalë. Ajo nuk është shfaqur në asnjë program televiziv, teksa duket se “është zhdukur” edhe nga mediat sociale ku nuk ka bërë asnjë postim.

Megjithatë, disa lëvizje në Instagramin e saj nuk i kanë shpëtuar syrit tonë. Fillimisht, Kejvina ka fshirë postimin e fundit nga “feed” i Instagramit ku ishin postuar dy foto të sajat brenda “Big Brother VIP”.

Regjisori i “Big Brother VIP” Eduart Grishaj tha në një intervistë se Kejvina do jetë shumë shpejt në studio për të folur mbi gjithçka. Deri atëherë mbetemi në pritje të deklaratave të saj për të shuar çdo pikëpyetje.

Kejvina ka bërë follow Luiz Ejllin pasi ka dalë nga shtëpia e Big Brother dhw kjo i ka habitur të gjithë.

Zjarr Tv Ad