Vlora Hyseni shkoi në Beograd? SHISH reagon dhe përgënjeshtron Sali Berishën

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar një javë më parë se Vlora Hyseni, drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri, ka qenë në Beograd në kohën që ndodhnin trazirat në Veri të Kosovës, po një javë më parë.

Këtë deklaratë, ai e bëri i ftuar në emisionin “QUO VADIS” në Vizion Plus, duke trazuar politikën shqiptare.

“S’arrij ta kuptoj kurrë unë vizitën e drejtores së Shërbimit Inteligjent Shqiptar këto ditë në Beograd. Kjo vizitë është, dhe deklaratën e Vuçiç, se ka një konspiracion kundër meje, kundër Vuçiç, nga Zagrebi, Bosnja pjesërisht, Prishtina, Mali i Zi pjesërisht dhe Tirana e përjashtuar…”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Dy ditë më vonë, ai bëri dhe një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku përforcoi deklaratën e bërë në televizionin kombëtar. Ish-kryeministri shkoi më tej, kur tha se Vlora Hyseni po rrezikonte sigurinë e NATO-s sepse po çonte informacione në Beograd.

Mirëpo, kjo deklaratë e Sali Berishës rezulton se është e pavërtetë dhe një subjekt i “Fact Checking”.

Newsbomb.al ka kërkuar zyrtarisht informacion pranë Shërbimit Informativ të Shtetit dhe përmes një komunikimi zyrtar, na është bërë me dije se drejtuesja Vlora Hyseni nuk ka qenë në Beograd, Serbi ditët e fundit.

Inteligjenca Shqiptare thotë se Vlora Hyseni nuk ka qenë në asnjë vizitë jashtë vendit, që nga momenti i marrjes së detyrës, ditët e para të Prillit 2023. Po ashtu, theksohet se shefja e këtij institucioni, nuk ka qenë as edhe në ndonjë takim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacion, Ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:

Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, që nga dita e marrjes së detyrës e deri më sot, nuk ka marrë pjesë në asnjë vizitë apo takim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në përgjigjen zyrtare që Shërbimi Informativ i Shtetit i ka kthyer Newsbomb Albania.

Zjarr Tv Ad