Vlora nën ujë, Rama: Sot bie më shumë shi!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një takim me kryebashkikat u ndal edhe tek përmbytja e në Vlorë, duke kërkuar nga të gjitha bashkitë se duhet të ketë një organizim më të mirë të strukturave, si edhe trajnim të tyre. Rama tha se sado ekselente të ishte infrastruktura s’do e përballonte goditjen e parë, por strukturat duhet të gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit.

“Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në vjeshtë dimër me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse.

Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 muaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë.

Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet. Duke e marrë te përmbytjet, e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad