Gazetarja Rudina Xhunga pasi votoi, me anë të një deklarate në Instagram shprehu pakënaqësi për votimin elektronik në qendrën e lagjes së saj, për të cilin tha se ishte përsëri i mbështetur manualisht.
Ajo shtoi se është turp që nuk votohet tërësisht elektronikisht dhe se uron që Celibashi të ndërrohet nga një njeri më i aftë në zgjedhjet e tjera, një njeri që mund të sigurojë një proces votimi dinjitoz, si gjithë bota.
Por pavarësisht kësaj, Rudina Xhunga inkurajoi njerëzit që të votojnë dhe të mos dekurajohen nga lajmet
“Më bëri përshtypje që qendra e votimit është e ndarë në dy qendra votimi te e para mund të votosh me gisht ndërsa të tjetra në mënyrë elektronike. Përshkak se te njëra ishte prishur te tjetra vazhdonte.
Qëndrova pak për të parë pak se si votohet tek ajo jo me gisht, pak a shumë i njëjti proces, votim elektronik i mbështetur manualisht, gjë që na bën të jemi mbrapa, shumë mbrapa, qoftë edhe me Kosovën që ka mbaruar punë me kohë me votimin elektronik.
Nuk duhet të druheni për shkak të lajmeve se votimi elektronik ka dështuar, pasi ka ndodhur në disa vende dhe menjëherë është dhënë urdhri që të votohet manualisht si përherë.
Uroj që zgjedhjet e tjera ne të mos votojmë më manualisht, duhet ta bëjmë si gjithë bota. Uroj të ndërrohet Celibashi dhe të vij një njeri më i aftë zgjedhjet e tjera,”, tha Rudina Xhunga.