Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, iu është përgjigjur akuzave të ngritura nga media pranë Berishës se në Këshillin Kombëtar kishin votuar edhe persona që nuk janë anëtarë të atij Këshilli.
Postimi:
Kam marrë sonte me dhjetëra mesazhe nga anëtarë të Këshillit Kombëtar, që shprehin indinjatën ndaj mashtrimeve të paimagjinueshme të medias Syri Tv dhe Syri.net.
Prej disa orësh hedhin baltë përmes shpifjeve ndaj një procesi votimi transparent, të zhvilluar në prani të mediave. Në ndryshim nga tubimi i djeshëm për hallin personal të z. Berisha, ku asnjë media nuk u la të shikonte nga afër procesin dhe asnjë gazetar nuk u lejua brenda për të raportuar në mënyrë të pavarur, PD edhe sot, vendosi të parën transparencën.
Në përfundim të procesit, për herë të parë, u lexua e plotë lista e anëtarëve që morën pjesë në votim, ndërkohe që të pranishëm në mbledhje ishin më shumë anëtarë, por disa u larguan për shkak se procesi i diskutumeve dhe i votimit mori një kohë të gjatë.
Syri i zotit Berisha mashtron se në votim ka marrë pjesë një qytetar nga Gjirokastra, që nuk është anëtar i Këshillit. Në fakt personi në foto është Gramoz Hazizolli, përfaqësues i denjë i një familje të përndjekurish politik dhe i degës Ura Vajgurore.




