Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër, njëri babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njëri nga dy vëllezërit e ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Shkodër është babai i një boksieri të njohur.

Viktima Astrit Bilali, është babai i boksierit të “Vllaznisë”, Asmer Bilali, i arrestuar më herët si pjesë e grupit “Bajri” që vepronte në qytetin verior.

Astrit Bilali u ekzekutua në afërsi të banesës bashkë me vëllanë e tij Ibrahim Bilali, në zonën e Zootektinës, në lagjen “Kiras”.

Sakaq Asmer Bilali, dyshohet për plagosjen e Hermes Beqirit në një lokal në vitin 2019.

Po ashtu nga hetimet për grupin “Bajri”, u zbulua edhe emri i tij, ndërkohë që mendohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u ekzekutua mbi kalë.

Ferracaku u vra në resortin në pronësi të babait të Asmerit, Astrit Bilalit.

Asmer Billali njihet si kampion boksi, madje në vitin 2012 u kualifikua për lojërat olimpike “Londër 2012”

Zjarr Tv Ad