Fatjon Shehu, 38-vjeçari i vrarë mëgjensin e sotëm në Sukth ka një histori të gjatë të përfshirjes kriminale. Vite më parë vëllezërit Fatbardh dhe Fatjon Shehu janë dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e vëllezërve Malshi në Spanjë.
Të implikuar në trafikun e drogës dhe të dyshuar për tregti të përbashkët, policia ka ngritur dyshimet dhe në pistën e hakmarrjes lidhur dhe me këtë ngjarje. Më posht shihet dëshmian e nënës së Tauland Malshit e cila tregon momentin e tmerrit kur ka marrë telefonatën nga Anglia dhe që i kanë thënë se “djalit i kemi prerë fytin”.
Pyetje: Znj. Liza na tregoni takimin e fundit me djalin tuaj?
Djali im ka ikur me 21 gusht në orën 11 e gjysmë të natës, është nisur dhe që nga ajo orë nuk kam marrë vesh më për të. Asnjë fjalë, nuk kam kontaktuar unë me të. Pas pesë- gjashtë ditësh na ka marrë një shoku i tij në telefon, ka marrë kunatin tim në Angli dhe i ka thënë se si ishte puna. Ai i ka thënë: “Si e thu këtë fjalë, nuk është fjalë e mirë ajo që thua ti”. Ai tjetri i ka thënë: “Për mua ka marrë fund”. Atëherë na kanë thënë ne se çfarë kishte ndodhur, ne nuk kemi pas më çfarë me bë, ne jemi mërzitur, dihet ajo punë.
Pyetje: Po biseda e fundit pasi kishte kishte arritur në Spanjë?
Përgjigje: Asnjëherë, nuk kemi fol me të.
Pyetje: Kush ua dha lajmin që Taulandi ishte zhdukur?
Edmir (Vlashi) Marku ka marrë në telefon kunatin tim në Angli, se kështu më ka thënë Fatbardh Dervishi, “ e kam vra, pre, fut në det”. Ai i ka thënë si i thu këto fjalë, si më thua për djalin e vëllait tim kështu.
38-vjeçari i vrarës sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.
Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.