Vrasja e Klodiana Vefës, sociologu: Mentaliteti i vjetër maskilist çon në tragjedi!

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu Gëzim Tushi, ka folur mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Itali, ku u vra me armë zjarri nga bashkëshoti i saj e reja shqiptare, Klodiana Vefa.

I ftuar në Panorama TV, sociologu është shprehur se xhelozia është shkaktari kryesor i krimeve brenda familjeve shqiptare.

Ai tha se një pjesë e madhe e meshkujve shqiptarë kanë një mentalitet të vjetër për raportet në çift, duke e konsideruar gruan pronë të tyren.

“Imagjinoni ai i thoshte ti do jesh përjetësisht e imja. Imagjinoni sikur të mendonte për një rimartesë të saj në ato kushte. Ai ishte tamam një bishë. Këta bishat njerëzore, këta meshkuj që me gjak të ftohtë që e konsiderojnë femrën e tyre pronë private dhe mund të bëjnë me to çfarë të duan, kjo veçse si tragjizëm, tregon edhe egoizëm.

Djemtë dhe vajzat e reja ajnë bërë më të hapur, bëjnë edhe divorce konseksuale. Unë mendoj se një martesë që nuk funksionon… Për të mbyllur këtë të divorcit, duhet të theksojmë se divorci është një ndjenjë humane. Kur ndjenja e dashurisë është normale, e kuptueshme, ajo është një ndjenjë që e mban lidhjen, por kur ajo merr karakter që bëhet delirante, obsessive, ajo bëhet kriminale. Shfaqja e xhelozisë është ajo që i çon femrat dhe meshkujt në ngjarje kriminale. Kjo ide maskiliste, që femra është e dytë në familje, etj, etj, ka nisur të tronditet. Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, bashkëshortët në çift janë të lidhur me një kontratë emocionale.

Ne kemi djem që kanë ikur nga fshati, janë martuar andej. Unë mendoj që të shkosh në një vend europian që të marrësh me vete valixhen e dyshimeve patologjike, është e papranueshme. Nëse ne pas çdolloj femre që e kemi të dashur, apo bashkëshorte, atëherë do të thotë se këto konflikte ekzagjërohen. Unë mendoj që ne sasinë e krimeve në familje dhe në marrëdhëniet bashkëshortore, e kanë të lartë. Ai ka bërë një krim me gjak të ftohtë. Ai ka vrarë bashkëshorten për ato arsye që ai i di, që i ka marrë me vete dhe më pas vrau veten. Po fëmijët? Po realitetet e tjera? Fakti që ai e bëri këtë akt, do të thotë se ai nuk i do fëmijët e tij, i ka lënë në kufijtë e adoleshencës”, u shpreh Tushi.

Zjarr Tv Ad