Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata lë në paraburgim edhe për dy muaj, Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Tre të dyshuarit u arrestuan më 30 nëntor, pas zbardhjes së detajeve nga ngjarja që fillimisht u shfaq si tentativë grabitje.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi për mediat kosovare.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Zjarr Tv Ad