Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre të arrestuarit, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e Nard Polisë apo siç njihej ndryshe si “Nardi i Bjekshëve”.
Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, ndërsa Policia ka bërë të mundur idetifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit. Ai është Kristian Sulaj, vëllai i Alfred Martinit por ka ndryshuar mbiemrin.
Autori kryesor i vrasjes dyshohet se ka kaluar nga pika kufitare e Muriqanit dhe është arratisur nga Shkodra.
Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake si dhe i kanë ofruar strehim.