Vrau prindërit e ish-të dashurit, Elona Kalesha thyen heshtjen për vrasjen e tyre! Rrëfehet 7 orë para prokurorëve italianë

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, është marr në pyetje nga Prokuroria e Firences.

36 vjeçarja shqiptare, tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të tyre, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.

Sipas mediave italiane, në të kaluarën, Elona kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur hetuesve.

Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat
LEXO EDHE:
Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat
Megjithatë, dje për më shumë se shtatë orë Elona u mor në pyetje nga zëvendësprokurorët Galeotti dhe Beatrice Giunti dhe nga avokatet paditëse Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi në sallën e gjyqit të Santa Verdiana.

E reja kujtoi historinë me Taulant Pashon, e cila filloi me një takim në një pijetore në vitin 2009 dhe më pas kulmoi me bashkëjetesë që nga viti 2012.

Në vitin 2014, ai ishte në burg dhe ajo i shkruan një mesazh me dy sprej: ‘Të dua Taulant, më mungon’ në një mur përballë burgut Solicciano, pranë fushës ku u gjetën valixhet me trupat e prindëve të tij.

“Me Taulantin ngjizëm një fëmijë në Sollicciano, të cilën e ndërpreva më 27 tetor 2015”, tha ajo.

Vetë Taulanti kishte thënë në gjykatë se nuk kishte dijeni për atë shtatzëni duke pretenduar se nuk kryente dot marrëdhënie në burg.

Ishte kjo përmbyllja përfundimtare e një sage të vërtetë me protagonizëm një shqiptare në Firenze, e cila u bë e njohur si ngjarja e “trupave në valixhe”. Tre valixhe e më pas një e katërt, u gjetën në dhjetorin e vitit 2020 në Firenze. Brenda tyre, mbetje mortore të dy individëve, një burri dhe një gruaje.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmua më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.

Zjarr Tv Ad