Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçkaorganizoi aktivitetin në pedonalen e Tiranes në 74-vjetorin e Çlirimit të vendit, “Festo me Forcat e Armatosura”.
Falën e hapjes e mbajti 11-vjeçarja Altea Nuredini e cila është vajza e një ushtaraku e cila me shume emocione uroi te gjithë shqiptarët dhe bashkëmoshatrët e saj për festat e 28-29 nentorit.
Nga ana tjetër Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e emocionuar nga fjala e 11 vjeçares e cila sipas saj Është e jashtëzakonshme që dikush në këtë moshë mund ta shprehë kaq bukur e kaq qartë pse vajzat dhe djemtë në uniformë bëjnë atë shërbim.
Ministrja gjithashtu ngriti lartë Luftën Nacional Çlirimtare për çlirimin e vendit dhe tha se vendi ynë u rreshtua në anën e duhur të historisë. Ajo gjithashtu vlerësoi Forcat e Armatosura dhe ushtarakët shqiptarë, duke i quajtur rojet e lirisë.
“Sot është momenti që na bën të gjithëve krenarë për atë që gjyshërit dhe baballarët tanë bërë 74 vite më parë. 74 vite më parë kur akoma nuk ishte shuar aroma e barutit, një tjetër qytet do të gdhihej i lirë, Shkodra duke vulosur çlirimin. Kjo datë, është një nga ditët më të rëndësishme të historisë sonë. Vendi ynë pati meritën për rreshtimin antifashist. Lufta jonë që solli lirinë e vendit mund të konsiderohet si pasaporta europiane e vendit tonë, një event i shënuar. Kemi nderimin ta përkujtojmë këtë moment historik. Jemi krenarë dhe përulemi me respekt para veprës dhe kujtimit të atyre shqiptarëve patriotë, pjesa më e madhe të rinj e të reja.
Historia do iu jetë mirënjohës dhe do ketë një vend nderi. 29 nëntori është dhe një ditë kujtese që na ndihmon të mos harrojmë se çfarë është liria. Na kujton detyrimet e secilit prej nesh që liria të mos cenohet”, deklaroi Xhaçka.