Xhon Bolton jep alarmin, Edi Rama i rrezikuar për t’u eleminuar fizikisht nga regjimi iranian

0
9037
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, në vitet 2018-2019, gjatë Administratës së Donald Trump ka dhënë një intervistë për gazetën “SOT”, teksa ka komentuar situatën politike në SHBA, Shqipëri dhe Rajon, si dhe sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit digjital në vendin tonë. Zoti Bolton jep alarmin, ndërsa thotë se kryeministri Edi Rama është i rrezikuar për t’u eleminuar fizikisht nga regjimi iranian, pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran. Ndërkohë, ambasadori Bolton ka treguar edhe arsyet se përse ish-presidenti Trump nuk do kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

-Robert Papa: Ambasador ju urojmë jetë të gjatë pas orvatjes për t’ju vrarë.  Qeveria e Iranit pagoi dikë ndaj jush. A ishte normale që pas kësaj vazhduan bisedimet me Iranin në Vjenë?

Ambasador Xhon Bolton: Qeveria e Iranit ka vijuar përpjekjet ndaj qytetarëve amerikanë për kohë të gjatë me mënyra të ndryshme, por duke kërcënuar ende pas një vit e gjysmë, kur SHBA negocion të kthehet te marrëveshja bërthamore 2015, për shumë arsye, nuk pas të bëjë këtë. Njëra nga arsyet që qeveria në Teheran përpiqet të vrasë amerikanë në tokën amerikane.

-Robert Papa: Janë më shumë se 3000 iranianë në Shqipëri, MEK. Çdo ndodhë me ata, pasi të firmoset marrëveshja mes SHBA dhe Iranit? A do kërcënohen?

-Xhon Bolton: Ata do kishin Konferencën e tyre vjetore jashtë Tiranës, por qeveria e Iranit kërcënoi me aktivitete terroriste siç bëri në rastin e Parisit dhe Konferenca u anulua prej kërcënimeve edhe ndaj sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Një tjetër shembull se si sillet Irani karshi kombeve të qytetëruara. Kështu nuk habitem qe aktiviteti vazhdon se nuk marrin ndëshkim. Po vazhdojnë dhe pse Shtëpia e Bardhë po iu lutet të kthehen te marrëveshja. Qeveria e Iranit mendon se nuk do ndëshkohet.

Robert Papa: Nëse Irani kërcënon ju dhe Pompeon, a mund të kërcënojë me jetë, Kryeministrin Rama, apo liderin e opozitës shqiptare Berisha?

Xhon Bolton: Çdokush në Perëndim është në rrezik. Kur mendon se tani edhe  OKB dhe Britania janë pjesë e  marrëveshjes bërthamore bashkë me Rusinë dhe Kinën. Në Europë duhet të pyesin veten se, çfarë përfitojmë nga kjo? Ne rrezikohemi në vendin tonë. Kemi zhvillime me Liz Truss kryeministre e Britanisë. Ajo nuk e mbështet marrëveshjen bërthamore. Mbështetësit e saj janë kundër marrëveshjes. Kësisoj me  Britaninë jashtë BE, ata mund të marrin qëndrim tjetër.

Robert Papa: Kush janë faktorët në të rrezikshëm për Ballkanin: Rusia, Kina apo mungesa e Demokracisë?

Xhon Bolton: Dizinformacioni rus dhe çdo përpjekje të përçanin NATO-n, të dobësonin mbështetjen tonë për Ukrainën, është kërcënimi më i madh. Rusët përfitojnë prej qeverive të dobëta, ashtu si Kina mes ryshfeteve dhe mjeteve financiare të godasin legjitimitetin demokratik. Kina dhe Rusia  përpiqen të përçajnë perëndimin me mekanizma të ndryshme. Kështu një nga pasojat e luftës në Ukrainë, është se Rusia dhe Kina janë bashkë, lidhjet  më të forta pas Luftës së II Botërore. Tash është Kina, partneri dominant.

Robert Papa: Nëse firmoset marrëveshja, a do kemi ulje të çmimit ta naftës në SHBA?

Xhon Bolton: Nuk mendoj se do të ketë ndikim shumë tregues se sa administrata e Bidenit të lejojë më shumë puse në SHBA, të lejojë rritjen e prodhimit të naftës këtu në Amerikë. Ndërkohë Irani kërkon më shumë investime kinezë në infrastrukturën e tij të naftës. Eksportet e tij më të mëdha të naftës jane drejt Kinës dhe po përpiqen të bashkëpunojnë më shumë me Rusinë.

Robert Papa: Presdeinti Trump do jetë kandidat për zgjedhjet presidencial të vitit 2024?

Xhon Bolton: Unë them se ai nuk do garojë më 2024. Mendoj se ai e di që humbi më 2020. Nuk e thotë, nuk e pranon publikisht, por e di që humbi. Ka frikë të humbasë përsëri më 2024. Pasi te fitojë nominimin republikan, mund të humbasë në zgjedhje. Ai e urren ta quajnë humbës. Besoj se ai do flasë se do të garojë por në fund nuk do të garojë. Do përpiqet të jetë kingmaker tek republikanët. Për sa i përket kandidatëve e tjerë republikanë, kemi 15-16, të cilët po konsiderojnë të garojnë për nominimin. Kemi nje listë shumë të mirë. Debati për cilësitë dhe të mirën ndaj vendit, do ishte gjëja e duhur sot.

Robert Papa: A mundet të kemi akuza nga departamenti i Drejtësisë me atë që ndodhi në Mara Lago?

Xhon Bolton: Miqtë por edhe armiqtë e Amerikës duhet ta kuptojnë së Trump nuk përfaqëson interesash afatgjatë amerikan. Sjellja e tij ndaj informacionit të klasifikuar, ka qenë gjithmonë një shqetësim. Nuk e dimë se çfarë dëmi është bërë. Gjithkush duhet të lerë sistemin ligjor të vijojë punë e tij. Trump po mbrohet por duhet të sqarojë se si janë nxjerrë dokumentet nga Shtëpia e Bardhë. Dikush duhet ta mbajë mend. Këshilltari juridik, konsulli i Shtëpisë së Bardhë duhet ta mbajë mend. Deklasifikimi i dokumenteve nuk bëhet veç nga Trump. Mungesa e një inventari të dokumentuar për deklasifikimin, tregon se sa të shqetësuar janë këshilltarët e tij. Në një administruat normale, presidenti shkruan kujtime dhe duhet të ketë akses te dokumentet e klasifikuara dhe të deklasifikuar, por nuk ka asnjë shpjegim si dhe pse ka mbajtur ato dokumente sekrete në rezidencën e tij. Tani kemi një betejë ligjore dhe një politike. Departamenti po vijon betejën ligjore , por në betejën politike Trump i ka mundur. Departamenti i Drejtësisë po vijon një proces ligjor, por përballet me dikë që as nuk don t’ia dijë për procesin normal. Departamenti ende nuk po shpjegon aq sa duhet pse duhej bërë bastisja. Që të ngresh një akuzë kriminale ndaj tij, duhet të jeni të sigurt që do të arrini ta dënoni, ndryshe nuk ka pse të ngrihet akuza. Në drejtësinë amerikane ju duhet të provoni fajin përtej një dyshimi të arsyeshëm. Është një standard i lartë. Nuk mendoj se ai kishte aftësitë për president. Kjo sjellje me dokumentet është një fakt më shumë rreth kësaj. Kjo po dëmton partinë republikane sepse nuk po flitet për inflacionin por për Donald Trump./sot.com.al

Zjarr Tv Ad