Duke komentuar vizitën e pritshme të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur rezervat e tij.
Gjatë bisedës në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani u shpreh se, nuk kam një respekt politik për qasjen ndaj vendit tim të shefit të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken. ‘Koha kur ky ka drejtuar Departamentin e Shtetit përkon me goditje fatale të mjedisit politik në Shqipëri’, tha Manjani.
‘Në fund të ditës ne duhet të kuptojmë këtë gjë, sidomos me zyrtarët amerikanë, asnjë fjalë nuk e thonë po nuk i pagove.
Sekretari i Shtetit është kapur të paktën më shumë se sa njëherë në flagrancë me afera lobimi, për të bërë veprime sipas atyre në të mirë të Shqipërisë, por në fakt është në të keqe të Shqipërisë.
Investimi politik i Departamentit të Shtetit dhe Blinkenit në Shqipëri, është ngjarja më antidemokratike që mund ti bëhet një shoqërie, me shtet, apo një shoqërie që demokracinë e ka gjak, jetë e ka të nevojshme se pa atë vdesim.
Nuk kam një respekt politik për qasjen ndaj vendit tim të shefit të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken. Koha kur ky ka drejtuar Departamentin e Shtetit përkon me goditje fatale të mjedisit politik në Shqipëri.
Sigurisht që pjesa kryesore e problemi jemi ne, jo ai.
Dhe së treti, edhe në planin personal të tij. Kush është Blinken? Është vartës i një presidenti që i jep dorën fantazmave, që nuk ka lidhje me këtë realitet dhe është i sponsorizuar nga një i korruptuar si McGonigal.
Nuk besoj se politika e jashtme amerikane e Blinkenit është më e mirë se ajo e Madlin Oblbrajt, apo dy sekretarët e Shtetit të Bushit’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.