Sipas këtij neni të Kodit Zgjedhor as Alibeu nuk rregjistrohet dot në zgjedhje.
I lemë të tjerat, por sipas pikave b dhe e (që pika t’u bjerë) të paragrafit 2, ai NUK ËSHTË KRYETAR i anjë partie! As strukturalisht, as demokratikisht e as formalisht, meqë po luhet me formën.
Ligji nuk thotë “person i deleguar”, por shkruan tullë “….kryetari është përfaqësues i partisë”.
Madje duhet që ky kryetari , sipas pikë e, të mbajë përgjegjësi për financimet e huaja dhe kriminale…
Ky është ligji i shtetit!
Nuk di se çdo shpikin më tej vemjet që hanë mbetjet e gansterit…
Ndoshta mund të ngjallin Shpyllzimin që ka vdekur dhe vetëvdekur politikisht. Ndoshta! Dhe do bëjnë mirë se mbase marrin vota të vdekurisht, se rob i gjallë me mend të kokë e sy në ballë s’i voton ata të vdekur.
Ah po, kanë dhe mbrojtjen e Sudes Amerikane…