Zbardhen emrat e 2 kandidatëve të mundshëm të Alibeajt për bashkinë e Tiranës

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ku u zhvilluan diskutime për mënyrën e daljes në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkaq në mbledhje, mësohet se janë propozuar dy emra nga PD zyrtare për kryetar për Bashkinë e Tiranë, Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Në mbledhje deputetët kanë folur se si duhet të veprojnë për zgjedhjet e 14 majit dhe për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive.

Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!

Zjarr Tv Ad