Zelensky në Tiranë për Samitin e Ukrainës, zbardhet axhenda e takimeve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur në vendin tonë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, përmes aeroportit të Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.

Në terren kanë zbarkuar Forcat RENEA dhe FNSH, duke krijuar dhe perimetrin e sigurisë disa kilometra larg aeroportit.

Sakaq është zbardhur dhe agjenda e ditës së sotme. Fillimisht parashikohet një takim kokë më kokë në godinën e Kryeministrisë mes Edi Ramës dhe presidentit të Ukrainës.

Më pas do firmosin marrëveshjet dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Në orën 13:30 është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X, ku shprehet se është nder që Tirana pret presidentin ukrainas, duke shtuar se ky është edhe një moment kyç për marrëdhëniet mes vendeve.

“Nder i madh për të pritur Presidentin @ZelenskyyUa për në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani.

Zjarr Tv Ad