Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ndodhet për një vizitë në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar një takim dhe me Donald Trump.
Këlliçi shihet duke buzëqeshur krah Trump, teksa shkruan se edhe pse ai ë2hstë duke zhvilluar një fushatë intensive, sërish ka gjetur kohë që të dëgjojë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndër të tjera ai shkruan se shpresojnë që foton e radhës ta bëjnë në Shqipëri, në vendin që sipas tij, duan që Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.
Demokrati ka ironizuar për foton, duke thënë se foto ka kushtuar zero lekë dhe vetëm një buzëqeshje.
Postimi i plotë:
Foto e vitit
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje