Na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit dhe teksa data e zgjedhjeve afrohet kandidatët nga parti të ndryshme shpalosin programet e tyre politike për të “fituar zemrat” e votusev.
Por çfarë mendon ahtrologia, Meri Shehu për kandidatët e Tiranës? Kush do të jetë fituesi? E ftuar në “Wake Up”, ajo shprehet se në Tiranë do të fitojë Erion Veliaj, ndërsa në Shkodër e marrin demokratët.
“Dihet, është i mbaruar ai muhabet. Erioni merr Tiranën, Shkodrën e marrin demokratët, siç e kanë marrë. Pastaj qytetet e tjera ndajini vetë, çfarë të them. Megjithëse se ai i demokratëve është Ujor dhe ky tjetri është Shigjetar, kanë shumë fat të dy, shumë mirë janë, por janë disa gjëra që ti e ke energjinë, por varet dhe nga rrethanat. Pse themi ne astrologët që vendi i lindjes, ora e lindjes. Për shembull, po të ishte në Japoni do fitonte Këlliçi, por këtu në Tiranë, fiton Erion Veliaj. Varet nga vendi i lindjes ose ku bëhen zgjedhjet”, u shpreh Meri Shehu.