Zgjedhjet parlamentare në Francë/ Macron humb mazhorancën absolute në Parlament

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president i Francës, Emmanuel Macron ka humbur mazhorancën absolute në Parlament.

Nga votimet e zhvilluara për zgjedhjet parlamentare deri më tani rezulton se një aleancë e majtë-gjelbër parashikohet të vijë e dyta, por edhe partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen deri më tani ka rezultate të mira.

Koalicioni i tij i qendrës është në rrugën për të fituar zgjedhjet parlamentare, mirëpo Macron do të humbasë dhjetëra vende dhe do të luftojë për të shtyrë reformat e tij.

Macron kishte më shumë se 300 vende dhe mundi Bindshëm Tubimin Kombëtar të zonjës Le Pen në zgjedhjet presidenciale në prill.

Për të ruajtur shumicën e tij të plotë, atij i duheshin 289 vende, por parashikimi i së dielës prej rreth 210 deri në 250 vende është më i keq se sa çfarë prisnin anketuesit.

Aleanca e majtë-gjelbër e ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, e quajtur Nupes, do të fitojë 150 deri në 180 vende, ndërsa Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë do të shkojë nga tetë vende në mes 80 dhe 100.

Zjarr Tv Ad