Zheji: ‘Doktori’ u rikthye për të larguar ‘piktorin’! Robert Aliaj: Shqipëria një ‘oxhak’ që nuk të ngroh dhe politika biznes fitimprurës!

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Pikat mbi i’ analisti Artur Zheji dhe Robert Aliaj kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur edhe tek protesta dhe situata ekonomike.

Gjatë bisedës në studio Robert Aliaj u shpreh se e sheh Shqipërinë si  një ‘oxhak’ që nuk ngroh, ndërsa theksoi se politika aktuale është një biznes fitimprurës.

Ndërsa nga ana e tij analisti Zheji tha se Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe se nuk ka shpresë.

Pjesë nga biseda në studio:

Robert Aliaj: Nuk mund të humbasim kokën se e kemi një humbje, por të kemi dinjitetin. Por imagjino të kesh nj qeveri që fluturon…Shqipëria ka ngjarje dramatike, kemi të kaluar shumë të rëndë.

Zheji: Në jetë ka vetëm zhurmues, rrehtohesh nga zhurma ka vetëm njerëz jo real.

Robert Aliaj: Këtu duhen skandale që të biesh në sy. Këtu ka interes për banalitete. duhet të futesh brenda zemrës për të thënë se ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe vulgare…Tv po promovojnë vulgaritetin në mënyrë vulgare… Shumica e fëmijëve sot janë në kaos total dhe rriten nga prindër që nuk kanë mundësi as ti edukojnë.

Artur Zheji: Jemi një popull që po shuhet apo që po rilind, si e sheh, jo politikisht?

Robert Aliaj: Rilindje nuk ka,. Edhe kur ka padrejtësi…psh dalin studentët, ata mbyten. Ata janë në front, por janë  shumë delikat dhe masakrohen nga partitë politike, por nuk ka prind që del jashtë me studentët shqiptar. Prindi fle. Ta kalojë fëmija im tri netë jashtë përpara një qeverie brutale. Jemi të dobët me këtë shtet. Kush do të shkojë t’i mbështesë fëmijët kur nuk del ti vetë.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe tonet e humorit gjatë kësaj bisede,.  ka qenë analisti Artur Zheji ai i cili ka ‘ngacmuar’ Robert Aliajn për veshjen e tij, ndërsa ky i fundit nuk ka ngurruar që të tregojë veshjen e tij, ndërsa u shpreh se nuk e merr në konsideratë opinionin e publikut për këtë çështje.

Zheji: Bën gjithçka për protagonizmin. Nuk je natyral je artistik edhe në jetë. Jemi shumë xheloz për ‘look’ tënd.

Robert Aliaj: Stili i jetesës është një çështje shumë e gjatë. Duhet bërë një emision natë e ditë.

Zheji: Je edhe pak si fantazëm, godet me anormalitetin e këtij ‘look’…

Robert Aliaj: Opinioni publik zero me xhufkë, ua kam thënë edhe fëmijëve të mi të mos merren në konsideratë.

Zjarr Tv Ad