Një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i dyshuar i qëllimshëm, është përhapur në Laç.
Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri Taulant Balla i cili ka ndjekur nga afër situatën.
Policia ka ndaluar një person, që dyshohet se ka vendosur zjarrin.
Lidhur me ngjarjen ka dhënë edhe Taulant Balla komentin e tij.
“Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikës të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. 41 vjeç)”, thotë Balla.