Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa të asfiksuar

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Fier pasditen e së mërkurës.

Për pasojë disa persona janë asfiksuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në shtëpinë në katin e dytë të ndërtesës. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Në një prononcim për mediat, një nga të moshuarat rezidente në godinë tregoi se shtëpia u mbush me tym brenda pak minutash, por ndërhyrja e njerëzve nga jashtë dhe brenda godinës bëri që të gjithë të dilnin shëndoshë e mirë.

“Po rrija në dhomë kur pashë tymin, mendova mos ishte ndonjë tym i lehtë se sirena bie edhe për ndonjë incident të vogël. Kur pashë që po mbushej shtëpia me tym i thashë shoqes së dhomës dhe u nisëm poshtë. Kur arritën te shkallët e dyta nuk mbusheshim dot me frymë, flaka sa po vinte dhe ngjitej më lart. Pastaj erdhën të kontribuonin të gjithë si nga brenda dhe nga jashtë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, kam 6 vjet këtu”, tregoi e moshuara.

Zjarr Tv Ad